TAV DHE VIZ ER FESTUAN HAPJEN E TRE LINJAVE TË REJA AJRORE DHE AVIONIN E KATËRT NË AEROPORTIN E SHKUPIT

TAV DHE VIZ ER FESTUAN HAPJEN E TRE LINJAVE TË REJA AJRORE DHE AVIONIN E KATËRT NË AEROPORTIN E SHKUPIT

Me ceremoni për mirëpritje të fluturimit të parë nga Malta i cili arriti në aeroportin  e Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit në orën 10 e 10 minuta sot në mëngjes, Tav Maqedonia festoi hapjen e 3 destinacioneve të reja – Malta, Roma dhe Vaxjo, si dhe vendimi i kompanisë ajrore për të investuar në vendosjen e avionit të katërt në bazën e saj në Shkup.

TAV Maqedonia, kompania që menaxhon me aeroportin e Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Viz Er, kompania ajrore më e madhe me buxhet të ulët në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe kompania ajrore udhëheqëse në Maqedoni, sot festoi vendosjen e avionit të katërt të kompaninë ajrore në bazën e Shkupit, si dhe hapjen e tre linjave ajrore të shumëpritura deri në Romë, Maltë dhe Vaxjo (Suedi).

-Viz er, kompania ajrore e cila është numri një në Maqedoni, vazhdon me rritjen e saj duke iu mundësuar klientëve tanë të udhëtojnë nëpër Evropë dhe më gjerë me çmime më të ulëta. Avioni ynë i katërt në aeroportin e Shkupit do të krijojë shumë vende pune shtesë, ndërsa destinacionet e reja që shtohen në rrjetin e rutave, nënkuptojnë zgjedhje më të gjerë për udhëtarët e Viz Er-it nga 27 linjat ajrore të njohura nga Shkupi deri në 13 shtete. Ekuipazhi ynë fantastik do të sigurojë eksperiencë të shkëlqyer udhëtuese për çdo udhëtar që do të marrë pjesë në fluturimet e një nga flotat ajrore më të reja në Evropë, deklaroi Sorina Rac, menaxher për Komunikime korporative në Viz Er.  

Në rutat e reja nga Shkupi në Maltë, Romë dhe Vaxjo, do të fluturohet me Erbasin modern A320 me 180 ulëse. Udhëtarët të cilët i planifikojnë pushimet ose fundjavat e tyre në një nga këto destionacione të mrekullueshme, mund të rezervojnë biletat e tyre ajrore në wizzair.com me çmime që fillojnë nga 1119.99 MKD*.

Zgjerimi i vazhdueshëm i Viz er-it në Maqedoni thekson angazhimin e linjës ajrore për klientët e saj në Maqedoni e cila filloi që me fluturimin e parë nga Shkupi në Londër-Luton në vitin 2011. Avioni i ri që u vendos sot në bazën e Viz er-it në Shkup sjell investim total në Maqedoni prej 396 milion dollar ** si dhe 139 punësime.

-Do të doja të shpreh mirënjohjen time për vendimin e Viz er-it për të vendosur avionin e katërt në aeroportin e Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, i cili nënkupton një vendim të rëndësishëm sepse bëhet fjalë për një investim serioz, dhe kjo tregon se aviacioni në Maqedoni po zhvillohet akoma dhe është stabil.

Me vendosjen e avionit të katërt në bazën e Shkupit kompania ajrore shton dhe tre destinacione të reja – Vaksjo (Suedi), Maltë dhe Romë, por gjithashtu rrit frekuencën e disa prej linjave ajrore ekzistuese. TAV Maqedonia do të vazhdojë të punojë në hapjen e linjave të reja ajrore, në zgjerimin e frekuencave të rutave ekzistuese, si dhe në sjelljen e kompanive të reja ajrore në pazar, për të cilat jemi në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Transport dhe Lidhje dhe me të gjitha institucionet kompetente të Qeverisë, deklaroi Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë.

Zgjerimi masiv i Viz er-it në bazën e Shkupit sjell një rritje prej 17% drejt kapacitetit të përgjithshëm vjetor, duke përfshirë edhe rritjen e frekuencave të disa prej linjave më të njohura deri në: Eindhoven, Bruksel (Charleroi), Memingen (Mynih Perëndim), Kopenhagë, Geteborg (Landveter) dhe Bratislava. Në të njëjtën kohë, Viz er do të mundësojë lidhje në bazë ditore nga Shkupi deri në destinacionet popullore siç janë Malmo dhe Millhaus. Rrjeti i zgjeruar me buxhet të ulët të Viz er-it në Maqedoni do të vazhdojë të inkurajojë dhe më tej industrinë turistike dhe hotelerie, duke forcuar biznes-marrëdhëniet midis vendeve.

Nga fillimi i vitit 2017, mbi gjysmë milion udhëtarë kanë udhëtuar në linjat ajrore të Viz er-it nga Shkupi, që përfaqëson një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që në të njëjtën kohë mbështet 375 vende pune *** në industritë e lidhura në këtë fushë të operimit. Ekuipazhi lokal i Viz er-it, i trajnuar sipas standardeve më të larta, iu uron mirëseardhje udhëtarëve të fluturimeve si një nga flotat më të reja në Evropë, duke mundësuar përvojë të shkëlqyer për klientët e çdo fluturimi nga 27 destinacionet e disponueshme nga Shkupi.

Kompania ajrore tashmë udhëheqëse në Maqedoni, Viz er vazhdon me çmimet e ulëta për klientët, si dhe krijimin e mundësive të reja për dëshirat e udhëtarëve. Në vitin 2017, mbi 1,3 milion ulëse në Viz er janë në shitje në 29 linja ajrore deri në 13 shtete, nga dy aeroportet e Maqedonisë: në Shkup dhe në Ohër, që është një rritje prej 18% në nivel vjetor.

TAV Maqedonia në gjashtë muajt e parë nga viti 2017 ka shënuar një rritje prej 6% të numrit të udhëtarëve, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose në dy aeroportet e Maqedonisë, aeroporti i Shkupit Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe i Ohrit Shën Apostol Pali, nga janari dhe deri në qershor kanë kaluar gjithsej 860.130 udhëtarë. Me destinacionet e reja të Viz er-it, si dhe kompanitë e tjera ajrore që do të hapen, dhe me rritjen e frekuencave të rutave ekzistuese, nga TAV Maqedonia presin një normë më të lartë të rritjes së trafikut në gjysmën e dytë të këtij viti.

Pyetje të parashtruara shpesh

Për/nga Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka transport të rregullt me autobus për udhëtarët, që kalon dhe ndalon në stacionet kryesore të autobusëve në të gjithë qytetin e Shkupit dhe mbërrin në Aeroport. Ky transport me autobus menaxhohet nga kompania V2V Transporter. Orari i autobusëve është përgatitur sipas orarit të fluturimeve në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Bileta në një drejtim për transport me autobus kushton 199 denarë. Më shumë informacion mund të gjeni në seksionin Udhëzues për pasagjerët  të faqes së internetit, dmth në seksionin Autobus.

Aeroporti ndërkombëtar Shkup është i hapur 24/7. Restorantet dhe kafenetë si Cakes & Bakes, Café In, Burger King dhe Need Stop janë gjithmonë në dispozicion të udhëtarëve; Salloni i biznesit (PrimeClass CIP Service) ofron rehati 24/7, dhe dyqani pa taksa (ATU Duty Free) është i hapur sipas fluturimeve dhe ofron një gamë të gjerë produktesh.

Regjistrimi në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve fillon 180 minuta (3 orë) përpara kohës së planifikuar të nisjes (STD) të specifikuar në biletën tuaj të linjës ajrore. Koha e mbylljes në sportelin e kontrollit të aeroportit është jo më vonë se 60 minuta përpara orës së planifikuar të nisjes të shënuar në biletën tuaj të avionit.
Që nga fillimi i pandemisë Kovid-19, për shkak të kërkesave për dokumente të ndryshme udhëtimi të vendosura nga vende të ndryshme, TAV Maqedoni ka apeluar që pasagjerët të arrijnë në aeroport 3 orë para nisjes.

Për informacione rreth fluturimeve, ndiqni faqen e internetit të Aeroportit ndërkombëtar Shkup, në rubrikën Arritjet dhe/ose Nisjet, , ku të gjitha ndryshimet në oraret e fluturimeve përditësohen në kohë reale, pra kur marrim informacion nga linjat ajrore.

Nëse keni nevojë për informata shtesë urgjente për fluturimin Tuaj, mund të kontaktoni sportelin informativ në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në numrin e telefonit: +38923148333, i cili funksionon 24/7.

Pasagjerët lejohen të mbajnë sende për të cilat nuk bëhet pagesë siç janë: pallto, 1 umbrellë ose kallam, 1 çantë zonjash, 1 aparat fotografik ose dylbi, 1 shportë për bartjen e një të porsalinduri, 1 palë paterica ose pajisje të ngjashme protetike, pajisje mjekësore nga të cilat udhëtari varet, një sasi e mjaftueshme e ushqimit për foshnja.
Për sa i përket shumës së kompensimit për bagazh, ju lutemi kontaktoni linjën ajrore me të cilën fluturoni, pasi çdo linjë ajrore ka politikën dhe rregullat e veta të bagazheve.
Nëse keni pyetje specifike në lidhje me artikujt e lejuar / të palejuar në bagazhin tuaj, ju lutemi dërgoni pyetjen tuaj në Departamentin të marrëdhënieve me klientët në adresën e mëposhtme të emailit: customer.mk@tav.aero

 

Nëse humbni sendet tuaja personale në ndërtesën e aeroportit, ju lutemi raportojini ato në Sportelin e iInformacionit ose te një roje sigurie. Nëse tashmë jeni larguar nga aeroporti, ju lutemi shkruani në lost.property@tav.aero
Nëse gjeni një apo më shumë sende të humbura në ndërtesën e aeroportit, raportoni menjëherë në Departamentin e sigurisë, ose në Sportelin e informacionit dhe/ose dërgoni një e-mail në lost.property@tav.aero
Për sendet e humbura/gjetura në avion, ose në rast bagazhi të humbur ose të dëmtuar, ju lutemi raportoni menjëherë tek kolegët tanë në Shërbimin e bagazheve, që ndodhet në zonën e marrjes së bagazheve, pas kontrollit të pasaportës në zonën e arritjeve, ose shkruani në lostbaggage@tav.aero
Për më shumë informacion ju lutemi klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://skp.airports.com.mk/mk-MK/passenger-guide-mk/airport-facilities-services-mk/page/lost-luggage-mk

 

Po. Që nga viti 2015, TAV Maqedoni ka prezantuar Wi-Fi internet falas në Aeroportin ndërkombëtar Shkup. Pasagjerët mund të përdorin internetin Wi-Fi falas përmes pajisjeve të tyre celulare thjesht duke u lidhur me rrjetin të quajtur: TAV Airports, pa pasur nevojë të vendosni një fjalëkalim.

Ju mund të parkoni automjetin tuaj në parkingun tonë pa rezervim paraprak. Ky shërbim është i disponueshëm 24/7 në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.
Çmimorja për parkim:
1h – MKD 100
2h – MKD 150 
3h – MKD 200 
3h-4h – MKD 300 
4h-6h – MKD 400
6h-8h – MKD 500
24h – MKD 1,000
3-5 days – MKD 3,500
5-7 days – MKD 4,500
Çdo ditë shtesë – MKD 400    
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka vende parkimi të shënuara posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe parkimi për ta është falas brenda 24 orëve. Duke treguar lejen e trafikut dhe ID-në e aftësisë së kufizuar në sportelet e parkimit, që ndodhet në ndërtesën e terminalit, nëpunësit tanë do të anulojnë biletën e parkimit dhe personi me aftësi të kufizuar do të përjashtohet automatikisht nga pagesa e parkimit. Nëse të gjitha hapësirat e parkimit për personat me aftësi të kufizuara janë të zëna, parkoni në një vend të rregullt dhe duke ndjekur të njëjtën procedurë do të përjashtoheni nga pagesa e parkimit.
Për më shumë informacion mbi shërbimet e parkimit, ju lutemi klikoni në Parking  ose në 
Udhëtarë me aftësi të kufizuara dhe udhëtarë me lëvizshmëri të zvogëluar – PRM

Po. Aeroporti ndërkombëtar Shkup ka Shërbim për ndihmë për pasagjerë me aftësi të kufizuar dhe lëvizshmëri të reduktuar – PLR. . Shërbimi ku mund të gjendet ky shërbim falas ndodhet pranë Sportelit të informacionit, në godinën e terminalit. Një person me lëvizshmëri të reduktuar (PLR) nënkupton çdo person, lëvizshmëria e të cilit është zvogëluar për shkak të paaftësisë fizike (shqisore ose lokomotore), deficitit intelektual, moshës, sëmundjes ose ndonjë shkaku tjetër.

Po. Në Aeroportin ndërkombëtar Shkup ka një dhomë për duhanpirje, e vendosur në zonën e kontrolluar nga siguria. Dhoma e duhanpirjes ndodhet ngjitur me daljen me numër 201, pra në anën e majtë pas kontrollit të pasaportës dhe pas postbllokut të sigurisë.
Përveç dhomës së pirjes së duhanit, pasagjerët mund të përdorin tarracat e hapura të kafeterive që ndodhen në hyrje të ndërtesës së terminalit të aeroportit.
Pirja e duhanit është e ndaluar në pjesën tjetër të ndërtesës së terminalit.

Nëse keni pyetje të përgjithshme për të cilat nuk keni nevojë për përgjigje të menjëhershme, ankesa apo lëvdata, na shkruani në customer.mk@tav.aero.. Ky është Departamenti për marrëdhënie me klientët, ku do të merrni përgjigje për pyetjet tuaja sa më shpejt të jetë e mundur.