TAV DHE VIZER SHËNOJNË 2 MILION UDHËTARË NË AEROPORTET E MAQEDONISË

TAV DHE VIZER SHËNOJNË 2 MILION UDHËTARË NË AEROPORTET E MAQEDONISË

TAV Maqedonia, kompania që menaxhon me dy aeroportet – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, dhe Vizer, kompania më e madhe ajrore me buxhet të ulët në Evropën qendrore dhe lindore, sot shënojnë një ngjarje të rëndësishme – dy milion udhëtarë të transportuar me fluturimet me buxhet të ulët të kësaj kompanie ajrore në Maqedoni. 

-Ne jemi të ngazëllyer që po festojmë këtë ngjarje të rëndësishme për dy milion udhëtarë  me Vizer deri dhe nga Maqedonia. Operacionet tona në Maqedoni i filluam në vitin 2011 dhe atëherë fituam besimin dhe besnikërinë e udhëtarëve tanë maqedonas, duke u bërë kompania ajrore më e zgjedhur në vend. Me themelimin e bazës tonë në Shkup dhe zgjerimi i vazhdueshëm i rrjetit tonë me buxhet të ulët, hapëm një numër të madh vendesh pune lokale, dhe në të njëjtën kohë nxitëm turizmin dhe industrinë e aviacionit. Tani kemi tre avionë të bazuar në Shkup, dhe në secilin prej tyre shërbehet nga ekuipazh maqedonas i cili flet gjuhën lokale dhe ofron shërbim të shkëlqyer gjatë çdo fluturimi. Dhe më tej do të vazhdojmë të ofrojmë çmime të ulëta dhe shërbimet më të mira për të plotësuar në mënyrën më të mirë nevojat e udhëtarëve maqedonas, deklaroi Gjorgj Abran, drejtori komercial i Vizer-it

Duke theksuar përkushtimin ndaj Maqedonisë si pazar, kohët e fundit Vizer njoftoi për tre linja të reja nga Shkupi, duke e lidhur qytetin me tre kryeqytete evropiane, Berlinin, Bratisllavën dhe Kopenhagën. Me linjat e reja, kompania ajrore ka më shumë se një milion vende në dispozicion për vitin 2016, që paraqet rritje të kapacitetit për 22% në krahasim me vitin 2015. 

-Sot shënojmë pothuajse pesë vjet dhe dy milion udhëtarë me kompaninë ajrore të njohur me buxhet të ulët Vizer, që për TAV Maqedoninë përfaqëson një arritje të rëndësishme në zhvillimin e aeroporteve. Për një kohë shumë të shkurtër u futën shumë fluturime të reja për në kryeqytetet evropiane. Fluturimi u bë privilegj i të gjithë qytetarëve për shkak të çmimeve të volitshme të  biletave ajrore, me të cilat u mundësua që shumë njerëz, midis të cilëve edhe njerëz të rinj, familje, si dhe emigrantët tanë nga diaspora të udhëtojnë më shpesh. Nga ana tjetër edhe shumë turistë dhe biznesmenë filluan të zbulojnë Maqedoninë. Zgjedhja e destinacioneve të tilla dhe politikat e marketingut të Vizer-it dhe të TAV Holding-ut, si dhe subvencionet qeveritare për kompanitë ajrore me linja ajrore me buxhet të ulët, kontribuuan që aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit të bëhen aeroporte me rritje më të shpejtë në rajon, deklaroi Zoran Krstevski, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonisë

Sipas numrit të udhëtarëve të transportuar, Vizer ka 49,2% pjesë tregu në dy aeroportet maqedonas në vitin 2015. Ofron linja me buxhet të ulët deri në 24 destinacione nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit, duke i lidhur qytetarët maqedonas me 11 vende.

TAV Maqedonia e përfundoi vitin 2015 me një rritje prej 22% të numrit të përgjithshëm të udhëtarëve në dy aeroportet maqedonase – “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit” në Shkup dhe “Shën Apostol Pali” në Ohër, duke arritur një numër prej 1.560.381 udhëtar. Në të njëjtën kohë, numri i përgjithshëm i operacioneve ajrore ishte 15.510, me një rritje prej 11% në nivel vjetor.

Fluturimi i parë i Vizer-it nga Shkupi u bë në qershor të vitit 2011, dhe që atëherë kompania ajrore vazhdimisht zgjeron rrjetin e saj në Maqedoni. Në tetor të vitit 2012 themeloi bazën e saj në kryeqytet dhe tani ka tre avionë dhe 84 punonjës të bazuar në Shkup. Në qershor të vitit të kaluar, Vizer filloi me fluturime edhe nga aeroporti i Ohrit.