TAV AEROPORTE: FLUTURIMI I PARË I TRANSAVIA NGA AMSTERDAMI ZBRITI NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR SHKUPIT

TAV Maqedoni, dega e TAV Aeroporteve, anëtare e Grupacionit ADP, sonte, më 2 mars 2025 në orën 21:00, priti fluturimin e parë të kompanisë ajrore holandeze Transavia në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup, duke shënuar kështu nisjen e linjës së re ajrore Amsterdam-Shkup-Amsterdam.
Pas 12 vitesh ndërprerje, Shkupi lidhet sërish përmes linjës ajrore me Amsterdamin, falë Transavia, kompanisë së dytë më të madhe ajrore në Holandë, pjesë e grupacionit KLM.
Kompania ajrore holandeze do të operojë linjën Amsterdam-Shkup-Amsterdam dy herë në javë, të enjten dhe të dielën.

Të enjten, avionët e kompanisë ajrore holandeze do të mbërrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup në orën 09:35 dhe do të nisen për në aeroportin Schiphol në orën 10:25. Të dielën, Transavia do të arrin në kryeqytetin e Maqedonisë në orën 20:45 dhe do të niset për në kryeqytetin e Holandës në ora 21:35.
Detaje mbi disponueshmërinë dhe rezervimin e biletave të avionit, si dhe mbi oraret e mbërritjes dhe nisjes, mund të gjenden në faqen zyrtare të Transavia: https://www.transavia.com/home/en-nl.
“Sot shënojmë një moment historik për TAV Maqedoni, degë e TAV Aeroporteve dhe anëtare e Grupacionit ADP. Kjo linjë e re nuk ka të bëjë vetëm me zgjerimin e rrjetit tonë; bëhet fjalë për zgjerimin e mundësive për qytetarët maqedonas. Duke pasur parasysh që Amsterdami është një nga destinacionet më piktoreske në Evropë, ky fluturim jo vetëm që do t’i afrojë njerëzit me atraksionet historike botërore dhe koleksionet e mëdha të artit, por gjithashtu do t’ua mundësojë turistëve të shijojnë peizazhet e tij të gjalla”, deklaroi Nexhat Kurt, Drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.
“Me shtimin e Shkupit në rrjetin tonë, po u ofrojmë pasagjerëve tanë edhe më shumë mundësi udhëtimi brenda Evropës. Pavarësisht nëse është një udhëtim për të zbuluar një qytet të ri apo një udhëtim biznesi, Shkupi do t’ju mahnisë. Qyteti është një destinacion unik që lë pa fjalë dhe ndodhet në një vend të bukur. Jemi shumë krenarë që do të fluturojmë në këtë linjë”, deklaroi Marsel de Nojxher, Drejtor i përgjithshëm i Transavia.

Ajo gjithashtu do t’u lehtësojë pasagjerëve mundësinë për të eksploruar destinacione të reja, duke forcuar kështu industrinë turistike në të dyja vendet.
TAV Maqedoni, si operator aeroportual, është e përkushtuar në zgjerimin e rrjetit të destinacioneve, ruajtjen e marrëdhënieve afatgjata me kompanitë ajrore, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe fleksibilitet në përshtatjen e frekuencave të fluturimeve apo orareve të tyre, me qëllim që të ofrojë më shumë opsione për fluturime direkte si dhe një përvojë të përsosur dhe efikase për të gjithë pasagjerët.
