Udhëtarë me aftësi të kufizuara
TAV Maqedonia si operator i aeroportit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin Shën Apostoll Pavle i Ohrit, dhe si kompani që kujdeset të ofrojë një përvojë cilësore udhëtimi për klientët e saj është vazhdimisht e përkushtuar në përmbushjen e nevojave të personave me aftësi të kufizuara.
Aksesueshmëria konsiderohet një segment i rëndësishëm i punës tonë të përditshme për të ofruar mundësi të barabarta për të gjithë klientët.
Prandaj, zonat e udhëtarëve brenda infrastrukturës së aeroportit, kapacitetet dhe shërbimet e aeroportit janë ndërtuar dhe modifikuar në mënyrë që të gjithë t'i përdorin ato.
Në pajtim me RREGULLOREN (KE) 1107/2006 E PARLAMENTIT EVROPIAN DHE E KËSHILLIT të datës 5 korrik 2006 mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara (PWD) aeroporti është i obliguar dhe përgjegjës për të ofruar ndihmë për personat me aftësi të kufizuar (PWD).
Personat me aftësi të kufizuara konsiderohen ata persona që kanë dëmtime afatgjate fizike, mendore, intelektuale ose ndijore, të cilat, në ndërveprim me pengesa të ndryshme, mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabarta me të tjerët.
Për të përmbushur nevojat e udhëtarëve me aftësi të kufizuara dhe për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme, TAV Maqedoni ka staf të trajnuar dhe të kualifikuar të cilët janë të gatshëm t’i presin dhe ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Shën Apostoll Pavle Ohër.
SI TË KËRKONI NDIHMË
Udhëtarët që kanë nevojë për ndihmë duhet të kontaktojnë dhe të njoftojnë kompaninë ajrore, agjentin e udhëtimit ose operatorin turistik me detajet e kërkesave të tyre për ndihmë të paktën 48 orë përpara nisjes së fluturimit të tyre.
Është e rëndësishme që udhëtarët që kërkojnë ndihmë të kontaktojnë drejtpërdrejt avio-kompaninë, agjentin e udhëtimit ose operatorin turistik, pasi udhëtimi i tyre i mëtejshëm mund të ndikohet nga rregullat e sigurisë të aplikuara nga aviotransportuesi për transportin e personave me aftësi të kufizuara.
Përveç kësaj, personat me aftësi të kufizuara mund të njoftojnë lehtësisht mbërritjen e tyre në aeroport dhe të kërkojnë ndihmë në cilindo nga 4 lokacionet:
- Hyrja në parking duke u paraqitur nëpërmjet interfonit*
- Shërbimi i ndihmës për udhëtarët me aftësi të kufizuara – pranë Sportelit për informacione
- Sporteli për informacione
- Sportelet e regjistrimit të udhëtarëve dhe bagazhit
*Paraqitja nëpërmjet interfonit
TAV Maqedoni e prezantoi këtë shërbim për të ofruar ndihmë dhe asistencë gjatë udhëtimit për personat me aftësi të kufizuara që udhëtojnë vetëm. Për ta bërë më të lehtë dhe më të thjeshtë marrjen e shërbimit të ndihmës dhe asistencës për njerëzit, gjegjësisht udhëtarët me aftësi të kufizuara që udhëtojnë vetëm, TAV Maqedoni ka instaluar një interfon për paraqitje në hyrje të parkingut. Më saktësisht, interkomi i shënuar në mënyrë të përshtatshme është i vendosur në rampën hyrëse në parkingun kryesor të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Me paraqitjen përmes interkomit, ku bëhet kontakt audio dhe video me një punonjës të shërbimit të aeroportit për ndihmë të udhëtarëve me aftësi të kufizuara kur udhëtojnë me avion, një person me aftësi të kufizuar që udhëton vetëm dhe që ka nevojë për shërbimin nga vendparkimi, do të jetë në gjendje të njoftojë mbërritjen e tij në aeroport, d.m.th në parking, dhe një punonjës i shërbimit do të mbërrijë në vendin e parkimit të destinuar për personat me aftësi të kufizuara për të takuar udhëtarin dhe për ta marrë atë dhe për ta çuar në ndërtesën e terminalit të aeroportit; ku do të kryejnë të gjitha formalitetet e aeroportit dhe procedurat e udhëtimit.
Për të përdorur këtë shërbim, është e nevojshme që personi me aftësi të kufizuara - udhëtari të regjistrohet jo më vonë se 2 orë përpara orës së planifikuar të nisjes.
VENDE PARKIMI PËR PERSONA ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË AEROPORTIN NDËRKOMBËTAR TË SHKUPIT
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka gjithsej 20 vende parkimi për personat me aftësi të kufizuara, ku shfrytëzimi i parkingut është falas brenda 24 orëve.
Për të miratuar parkimin falas, udhëtari duhet të shkojë në zyrën e parkimit dhe të paraqesë lejen e qarkullimit të mjetit dhe legjitimacionin për person me aftësi të kufizuar (për t'u identifikuar si person me aftësi të kufizuara). Kjo vlen vetëm nëse personi me aftësi të kufizuara është pronar i automjetit dhe e drejton atë.
Distanca nga parkingjet e shënuara për personat me aftësi të kufizuar deri në dyert e hyrjes së ndërtesës së aeroportit është 48 metra.