Politika për kafshët shtëpiake
TAV Maqedonia, si kompani që menaxhon me Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe aeroportin “Shën. Apostull Pavle” në Ohër, i përkushtohet zbatimit të të gjitha ligjeve dhe rregulloreve që janë në fuqi në vend për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve shtëpiake, duke përfshirë edhe Ligjin për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve (Gazeta Zyrtare e RM-së, nr. 149/14, 149/15 dhe 53/16)
Me qëllim që të sigurojë përvojë pozitive për pronarët e kafshëve shtëpiake, TAV Maqedoni e zbaton këtë Politikë për kafshë shtëpiake me të cilën rregullohet qartë dhe saktë vizita në aeroport dhe shmangen konfliktet e mundshme ndërmjet pronarëve të kafshëve shtëpiake dhe vizitorëve/pasagjerëve të tjerë në aeroport.
Kafshët shtëpiake - qentë që vizitojnë aeroportin duhet të mbahen me zinxhir dhe të shoqëruar nga pronarët e tyre gjatë gjithë kohës. Përjashtim nga ky rregull bëjnë qentë e rrezikshëm, të cilët përveç zinxhirit duhet të mbajnë edhe maskën mbrojtëse në përputhje me nenin 30 të Ligjit për mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve, sipas të cilit qentë e rrezikshëm janë qentë që:
- kanë sulmuar një person pa arsye dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore ose vdekje;
- janë kapur në luftë të organizuar me kafshë;
- nga disa raca dhe hibridet e tyre të cilat, për shkak të karakteristikave të tyre racore, mund të përbëjnë rrezik për njerëzit dhe kafshët dhe
- të cilët janë shpallur si qen të rrezikshëm në testin e socializimit.
Pronari i kafshës shtëpiake gjatë lëvizjes nëpër tërë kompleksin e aeroportit (zona publike, parkingje, ndërtesa e terminalit) duhet të veprojë në përputhje me Ligjin për pastërtinë publike, neni 19 paragrafi 1 p. 10. Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr.
111/08, 64/09, 88/10, 114/10, 23/11, 53/11, 80/12, 163/13, 44/15, 147/15 dhe 31/16 dhe “Gazeta zyrtare Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 122/21).
Nëse kafshët shtëpiake udhëtojnë, pronarët e tyre duhet të ndjekin kërkesat për transportin e kafshëve shtëpiake të aviokompanisë, duke përfshirë edhe kushtet shëndetësore dhe ligjore dhe rregulloret e shtetit për në të cilin udhëtojnë.