Karrocat e bagazheve
Karrocat e bagazheve janë në dispozicion në të gjithë zonën publike dhe zonën e aviacionit, gjegjësisht në zonat e nisjes dhe mbërritjes së Aeroportit Ndërkombëtar Shkup.
Përdorimi i karrocave të bagazheve është falas për pasagjerët dhe mysafirët tanë.
Ju mund të gjeni karroca të bagazheve në disa vende në të gjithë aeroportin:
- 5 lokacione në zonën publike të nisjes, 4 prej të cilave janë në shtigjet nga parkingu deri te hyrjet/daljet A, B, C, D, dhe përballë ndërtesës së terminalit, ndërmjet hyrjeve/daljeve C dhe D.
- 2 lokacione në zonën e aviacionit, pas mbërritjes, në korsinë 1 për marrjen e bagazheve dhe korsinë 2 për marrjen e bagazheve.