Shëndeti dhe siguria (COVID-19)

Shëndeti dhe siguria (COVID-19)

Aeroporti ndërkonbëtar i Shkupit është i gatshëm dhe Ju mirëpres!
 

I nderuar udhëtar,

Tani, që Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit, është i rihapur për fluturime, ne po bëjmë më të mirën që t’ju sigurojmë që ju të ndiheni të sigurtë derisa udhëtoni përmes aeroportit. 
Ne kemi ndjekur rekomandimet e autoriteteve shëndetësore kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe praktiket më të mira të industrisë së aviacionit dhe kemi përgatitur e implementuar një Protokoll të ri të operimit të aeroportit gjatë pandemisë. 
Kemi investuar të gjitha përpjekjet, njohuritë dhe aftësitë tona në mënyrë që ta bëjmë aeroportin të sigurt për udhëtimet tuaja dhe për avanturat tuaja të reja.
Plani ynë i pastrimit, dezinfektimit dhe mirëmbajtjes së higjienës është i krijuar me qëllim që t’ju ndiheni të sigurtë dhe pa shqetësim në lidhje me shëndetin e sigurinë tuaj derisa gjendeni në aeroport.
Personeli ynë me përvojë është i përgatitur t’ju udhëzojë dhe t’ju ndihmojë, me qëllim që të sigurohet një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurt për Ju. 

Shikoni videon tonë i emëruar si “Udhëzues për udhëtarët”, për t’ju njohur me procesin e ri të rregullt të udhëtimit përmes aeroportit.

https://www.youtube.com/watch?v=pLL4Q27EXC8

 

 

AEROPORTI NDËRKOMBËTAR I SHKUPIT I AKREDITUAR ME NJË ÇERTIFIKATË SHËNDETËSORE PËR AEROPORTE NGA KËSHILLI NDËRKOMBËTAR I AEROPORTEVE

Si rezultati i zbatimit të Protokollit të operimit të aeroportit gjatë pandemisë, nga TAV Maqedoni në vitin 2020, Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit ka marrë Çertifikatën shëndetësore për aeroporte nga Këshilli ndërkombëtar i Aeroporteve (Airports Council International), në kuadër të Programit të tyre shëndetësor të akreditimit të aeroporteve.
Bëhet fjalë për një pikë referimi të re ndërkombëtare në lidhje me masat e zbatuara shëndetësore në aeroportet nëpër botës, e krijuar për të ndihmuar në sigurimin e publikut që udhëton se objektet e aerporteve mbeten të sigurta dhe se ndërmerren masa të kujdesit që të zvogëlohet rreziku mbi shëndetin e tyre.

 

TESTIMI PËR COVID-19 NË AEROPORTIN

 

Për të përmbushur kërkesat për teste të detyrueshme negative nga COVID-19 si një parakusht për udhëtim me aeroplan, të zbatuara nga vendet e BE-së / zona e Shengenit, TAV Maqedonia, gjeti një zgjidhje duke mundësuar testimin me teste të shpejta të antigjenit në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe ato tani mund të bëhen pak para udhëtimit.
Më 24 janar 2021, para ndërtesës së terminalit të Aeroportit ndërkombëtar të Shkupit, afër hyrjes “Nisjet C”, gjendet një objekt të montuar për testim, i vendosur nga një laborator i autorizuar, ku udhëtarët mund të kryejnë testet e kërkuara të shpejta të antigjenit dhe të marrin rezultate nga 20 deri në 30 minuta pas marrjes së mostrës.
Për më shumë detaje në lidhje me këtë shërbim në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, Ju lutemi klikoni këtu.
Për informacione të detajuara në lidhje me testet, të cilat pranohen në vendet e BE-së/zonën e Shengenit, Ju lutemi kontaktoni kompaninë ajrore me të cilën udhëtoni dhe ambasadën e vendit ku udhëtoni.
Nëse vendosni të kryeni një test të shpejtë antigjeni në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, ne bëjmë thirrje që të mbërrini në aeroportin të paktën 4 orë para orës së nisjes.
Duke pasur parasysh që vendet e BE-së/zona e Shengenit vazhdimisht po i ndryshojnë kushtet e udhëtimit në lidhje me COVID-19 dhe çdo vend në mënyrë të pavarur bën ndryshime në kufizimet për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne u bëjmë thirrje udhëtarëve para se të nisen në udhëtimin e tyre, në mënyrë të detyrueshme t’i kontrollojnë kërkesat e fundit me kompaninë ajrore me të cilën udhëtojnë dhe me Ambasadën e vendit ku po udhëtojnë.